Një person theret me thikë në Gllamnik të Podujevës

Një person theret me thikë në Gllamnik të Podujevës

Policia ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Gllamnik pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. 

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.