DPHM: Nivelet e lumenjve janë nën mesatare

DPHM: Nivelet e lumenjve janë nën mesatare

Nivelet e pothuajse të gjithë lumenjve në vend sot janë nën mesataren për në shkurt, por vërehet rënie e lehtë në krahasim me ditën e djeshme, tregojnë matjet më të reja të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM)

Dy herë e gjysmë nivel më të ulët nga mesatarja ka Drin i Zi afër Lozhanit, ndërsa pak më i vogël se zakonisht është niveli i Cërna Rekës afër Novacit, Bregallnica afër Shtipit dhe Kriva Reka afër Kriva Pallankës. Nivelet, ndërkaq, të liqeneve natyrore janë në suaza të mesatares shumëvjeçare për këtë muaj, transmeton MIA.