Yjet e `Sex and the City` betejë në rrjetet sociale

Yjet e `Sex and the City` betejë në rrjetet sociale

Dy aktoret e famshme të `Sex and the City` Kim Cattrall dhe Sarah Jessica Parker po zhvillojnë një betejë në rrjetet sociale.

Pëplasja midis tyre ka ardhur pas vdekjes së Cattrall.

"Përpjekja juaj e vazhdueshme është një kujtesë e dhimbshme se sa mizore keni qenë atëherë dhe tani,"-shkroi Cartall në Instagram.

Të premten Parker tha për Extra TV se i kishte dërguar ngushëllimet e saj Cattrall.

Vëllai i aktores, Chris, 55 vjeç, u gjet i vdekur të dielën e kaluar pasi u zhduk nga shtëpia e tij në Alberta të Kanadasë. Ajo njoftoi vdekjen e tij në Twitter dhe kërkoi privatësinë.

Në shtator Cattrall përjashtoi mundësinë e shfaqjes në filmin Sex and the City 3 duke thënë se marrëdhënia e saj me aktoren Parker ishte 'toksike'.

"Nuk kam nevojë për  mbështetjen tënde në këtë periudhë tragjike,”-shkroi Cattrall në Instgram. "Mami im më pyeti sot se kur Sarah Jessica Parker, ajo hipokritja do të lërë të qetë. Më lër të ta bëj të qartë. Ti nuk je familja ime, ti nuk je shoqja ime. Kështu që po të shkruaj për të të thënë se boll e shfrytëzove tragjedinë tonë për tu dukur si një njeri i mirë."

Parker nuk i është përgjigjur publikisht postimeve të fundit të Cattrall-it.