Robotët marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Pyeongchang

Robotët marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Pyeongchang

Derisa shumë ngjarje në Olimpiadën Dimërore në Pyeongchang u anuluan për shkak të erërave të forta, nuk pati probleme të tilla për një grup robotësh që u hodhën në shpatet aty pranë.

Robotët e të gjitha formave skijuan në disiplina të ndryshme. Tetë skuadra, përfshirë universitete, institute dhe një kompani private, garuan për çmimin prej 10,000 dollarësh në atë që organizatorët e konsideruan si garën e parë të robotëve në ski, përcjell albinfo.ch.

Robotët ishin të pajisur me sensorë për të shmangur ngjyrën e kaltër dhe të kuqe. Ekipi i TAEKWAN-V u shpall fitues, pasi u vlerësua jo vetëm për shpejtësinë në të cilën roboti e përfundoi kursin, por edhe për numrin e shtyllave që i kishte kaluar.