Viti 2018 – vit i Dua Lipës

Viti 2018 – vit i Dua Lipës

Viti 2018 do të jetë viti i Dua Lipës. Kështu shkruan “CapitalFM” që ka dhënë disa arsye përse këngëtarja kosovare do të dominojë industrinë muzikore më 2018.

“Ajo po thyen rekorde, me pesë nominimet për Brit Awards. Ajo po merr pjesë në turnetë e Bruno Mars dhe Coldplay. Ishte mysafire edhe në “Saturday Night Live”, ka shkruar kjo uebfaqe.

Në raportim theksohet se Dua Lipa nisi karrierën me ‘coverë’ të Nelly Furtados dhe Pinkut, ndërsa u bë yll botëror me hitet e fundit, sidomos me “New Rules” të lansuar vitin e shkuar.

Së fundmi është fotografuar edhe me Katy Perryn, Ariana Granden dhe Sam Smithin duke shtuar zërat se mund të bashkëpunojë vetëm me yje botërore.

“Nuk është konfirmuar nëse Dua do të bashkëpunojë me këta. Por atë që e dimë është se Dua do të dominojë këtë vit”, shkruhet më tej në tekstin për Dua Lipën.