Kjo është mënyra më e thjeshtë për të shëruar herpesin

Kjo është mënyra më e thjeshtë për të shëruar herpesin

Herpes është një infeksion relativisht i padëmshëm në lëkurë , por një infeksion viral i mërzitshëm i cili rikthehet në të njëjtin vend në formën e flluskave në buzë.

Për faktin që askush nuk ndihet rehat gjatë ditëve që e ka në buzë, ju kemi sjellë një ilaç të thjeshtë që ndodhet në kuzhinën e të gjithëve ne. Besoni apo jo, por gjithçka që ju duhet është një thelpi hudhër.

Prisni hollë një thelpi hudhër dhe vendoseni mbi flluskë. Lëreni për 10 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Përsëriteni pesë herë dhe brenda 12 orëve herpesi do të zhduket si me magji. Nëse flasim për herpes të madh, ju duhet ta përsërisni një procedurë të tillë edhe të nesërmen.

Hudhra rrit aftësinë e trupit për t’u mbrojtur. Ajo është e pasur me minerale të tilla si kalcium, squfur, fosfor dhe hekur. Ajo përmban gjithashtu vajra esenciale si allcin dhe vitamina, kjo është arsyeja pse shumë njerëz i referohen hudhrës si antibiotik natyror.

Përveç kësaj, hudhra lufton presionin e lartë të gjakut, përdoret për eliminimin e yndyrnave në gjak, parandalon zhvillimin e kancerit, trajton arteriosklerozën, diabetin, sëmundjet e zemrës, reumatizmin, dhimbjen e kokës, largon stresin, lodhjen, bronkitin kronik, kollën, astmën, largon toksinat nga trupi, ndihmon detoksifikimin e zorrëve, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon trompozën. /albeu.com/