Ky është programi i nesërm në “Mirëmëngjesi Kosovë"

Ky është programi i nesërm në “Mirëmëngjesi Kosovë"

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë është Fahrush Azemi, këngëtar, i cili do të flasë për këngën që ka përgatitur për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Mysafir tjetër është Afrim Hoti, njohës i çështjeve ndërkombëtare. Profesor Hoti do të flasë për njohjet e Kosovës në dekadën e parë të pavarësisë.

Ndërsa në lidhje të drejtpërdrejtë nga Pyeong Changu i Koresë Jugore do të paraqitet gazetari Arben Berisha, i cili do të na informojë për ditën e gjashtë të Lojërave Olimpike Dimërore 2018.

Kurse Pleurat Buçaj nga lulishtja “Buçaj”, po në një lidhje të drejtpërdrejtë, na njofton se cilat lloje të luleve duhen dhuruar për Shën Valentin.

Lidhje të drejtpërdrejtë, por nga Ferizaj, do të kemi me Xhemile Murati-Shabani, drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport në këtë komunë. Ajo do të na njoftojë më hollësisht për aktivitetet për shënimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Ndërkaq për premierën e shfaqjes “Bardh”, e cila do të mbahet nesër në TKK, do të flas regjisori Fatos Berisha.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.