Zidane: S’kam çfarë tregoj kundër PSG

Zidane: S’kam çfarë tregoj kundër PSG

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka pohuar se nuk ka çfarë të dëshmojë në ndeshjen ku Real Madrid e pret Paris Saint-Germain në Bernabeu.

Francezi ka thënë se nuk bezdiset aspak nga ato që thonë njerëzit për të, shkruan, Marca

Forma e dobët këtë sezon nënkupton që shanset e tyre të mëtejme për ndonjë trofe varen se si do të luajnë në Champions League, ku kanë përballë një kundërshtar të fortë.

“Ne nuk do të ndryshojmë se pse thonë njerëzit. Do të provoj dhe ta bëjë atë që është pasioni im, do të provoj për të kaluar nëpër disa gjëra, por ka disa që s’mund t’i kontrolloj”, ka thënë Zidane.

“Nuk kam çfarë të tregoj nesër. Gjithë çfarë mund të bëjë është fokusimi në lojë dhe atë që është e drejtë për mua tash, jo çfarë njerëzit thonë për mua”.

“Unë jam nga Olympique de Marseille, te PSG ka një rivalitet, por që unë do të koncentrohem në Madrid, kundër skuadrës parisiene”.

Zidane ka mohuar se skuadra është nën presion të shtuar.

“Jam fort i lumtur që luaj këtë lloj loje dhe nuk ka ekstra presion”.

“Jemi përgatitur këtë javë njësoj si çdoherë tjetër. Gjithmonë ka presion por është njësoj si gjithmonë”.