Vritet edhe një qytetar i Kosovës në Siri

Vritet edhe një qytetar i Kosovës në Siri

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se është vrarë në Siri, Betim Ibrahimaj. Ai është personi i dytë nga Kosova që është vrarë javët e fundit në këtë vend.

Deri më tash në Siri kanë vdekur 76 shtetas të Kosovës.

Ibrahimaj nga komuna e Istogut, ishte i akuzuar në rastin e njohur si, “Liqeni i Badovcit”, por që kishte arritur të arratisej nga Kosova.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha për Radio Evropa e Lirë se policia, "nga burime të ndryshme ka marrë informacione për vdekjen e këtij personi".

Mirëpo, sipas tij, "duke iu referuar situatës në zonat e konfliktit, nuk posedohet dokumentacioni apo informacioni zyrtar për vrasjen e tij".

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak aktualisht gjenden 60 persona, transmeton REL.

Po ashtu është raportuar se në këtë vend janë edhe 40 gra dhe 50 fëmijë.