Gjilani po e shënon me koncert të madh festiv 10-vjetorin e Republikës

Gjilani po e shënon me koncert të madh festiv 10-vjetorin e Republikës

Pas homazheve tek varrezat e dëshmorëve, vënies së pllakës në objektin e Bashkësisë Islame në shenjë falënderimi për organizimin e rezistencës gjatë viteve 90-ta aty, seancës solemne dhe koncertit për fëmijë, nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, në sheshin “Agim Ramadani”, po mbahet koncert i madh festiv me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve.

Koncertin e ka hapur kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi Emini, e cila tha se ky përvjetor ngërthen brenda vetes një histori sa të dhembshme, aq edhe të lavdishme të popullit tonë, për të arritur deri te ky qëllim që sot të festojmë lirshëm.

Në këtë koncert festiv, i cili pritet të zgjas deri në orët e vona, publikun gjilanas po e argëtojnë këngëtar të njohur gjilanas, sikurse edhe ansamblet foklorike.​