Tuhina:Kosova nuk është trajtuar sikur shtetet e tjera të Ballkanit

Tuhina:Kosova nuk është trajtuar sikur shtetet e tjera të Ballkanit

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur do të prezantojë publikimin “Momenti i ri për zgjerimin në BE: Çfarë mund të përfitojë Kosova”. Ky publikim do të shërbejë si udhëzues në diskutimin e strategjisë së Komisionit Evropian për ri-afirmimin e procesit të zgjerimit, si dhe zhvillimeve tjera që priten në vitin 2018.

Korrespondentja e RTK-së nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, një nga autoret e publikimit të raportit, tha se Kosova nuk është trajtuar sikur shtetet e tjera të Ballkanit në raportin e zgjerimit.

“Është një termë shumë i gjerë që është shkruar për Kosovën, që në fakt nuk do të thotë asgjë”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ajo tha se janë dy mundësi të Kosovës të aplikimit të Kosovës. “Nëse nuk aplikon Kosova, ajo nuk do të ec procesi më tutje. Kosova është në një  para dhomë të pritjes”, tha Tuhina. Shtetet e Ballkanit Perëndimor, sipas Tuhinës vlerësohen dhe shihen si shtete të kapura. “Edhe vet shtetet e shoqëria duhet të ndryshojnë”, tha ajo.

Korrespondentja e RTK-së nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, tha se Kosova duhet të aplikojë në Bashkimin Evropian. “Spanja ka pasur ndikim në versionin e strategjisë. Por kur është nënshkruar MSA, është gjetur forma që të jetë legal”, tha ajo.

Kosova duhet të fillojë implementimin e një anshëm. “Së paku të ketë rezultat në terren. Sundimi i ligjit është shumë i rëndësishëm”, tha ajo. Sipas saj anëtarësimi i Kosovës në BE mund të zgjas me dekada.

Ndryshe raporti “Momenti i ri për zgjerimin në BE: Çfarë mund të përfitojë Kosova”, është përpiluar nga Gjeraqina Tuhina dhe Augustin Palokaj.

Për të prezantuar këtë raport Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur sot mban konferencën “Momenti i ri i zgjerimit në BE: Çfarë mund të përfitojë Kosova”.

Kjo konferencë do të mbledhë së bashku diplomatë, politik-bërës, përfaqësues nga mediat dhe shoqëria civile.

Qëllimi i kësaj konference është që t’i vihet fokusi i merituar rrugëtimit të Kosovës në integrimin evropian në kohën kur vendi është duke e shënuar dhjetëvjetorin e shtetësisë së tij. Meqë 2018 është viti i fundit i mandatit të këtij Komisioni të udhëhequr nga Jean Claude Juncker, ka pritshmëri për një angazhim të përtërirë të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit perëndimor si dhe për një dinamikë më të fuqishme të procesit të zgjerimit. 

Në këtë ngjarje, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, në bashkëpunim me Augustin Palokaj dhe Gjeraqina Tuhina, do të prezantojnë publikimin “Momenti i ri për zgjerimin në BE: Çfarë mund të përfitojë Kosova”. Ky publikim do të shërbejë si udhëzues në diskutimin e strategjisë së Komisionit Evropian për ri-afirmimin e procesit të zgjerimit, si dhe zhvillimeve tjera që priten në vitin 2018.

Pjesë e panelit të diskutimit do të jenë: Sh. S. Nataliya Apostolova, Përfaqësuese Speciale e BE-së në Kosovë, Dhurata Hoxha, Ministre e Integrimit Europian dhe Venera Hajrullahu nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.