Selimi shpalosi raportin e hyrave vetanake

Selimi shpalosi raportin e hyrave vetanake

Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe Nënkryetari Ylber Bajra u njoftuan me aktivitetet e javës që lam pas si dhe me planet e kësaj jave në mbledhjen e fillimjavës.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave Ramadush Osmani tha se gjatë javës së kaluar janë angazhuar disa punëtorë në pastrimin e Përroit të Rakocit nga prurjet e mëdha të shiut, ndërsa janë pastruar edhe disa rrugë të qytetit. Poashtu është punuar gjatë tërë javës në hapjen e tombinës së bllokuar në përroin e Rakocit ku edhe është funksionalizuar, dhe tashmë është hapur për qarkullim pjesa e rrugës në bulevardin " Ismajl Raka". Drejtori Osmani njoftoi poashtu se janë duke u përgaditur procedurat e nevojshme për regullimin e disa rrugëve të parapara për rregullim dhe asfaltim për vitin 2018.
Nga ana tjetër Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik Bahri Selimi shpalosi raportin e të gjitha të hyrave vetanake për muajin janar në shumë prej 37, 074. 38 euro, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar të të njejtës periudhë kohore ka rritje në vlerë prej 20,455.00 më shumë, ndërsa ngritja më e theksuar është tek të hyrat nga tatimi në pronë. Drejtori Selimi njoftoi se stafi i drejtorisë gjatë tërë javës është angazhuar në ofrimin e të dhënave dhe informacioneve të nevojshme për të gjitha bizneset e interesuara për aplikim ne fondet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Drejtori për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda njoftoi se të gjitha aktivitetet e parapara për shënimin e përvjetorit të dhjetë të Pavarësisë së Kosovës janë realizuar sipas planeve dhe dinamikës kohore. Në takim raportoi edhe Drejtori i Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Ukshin Çallaku,Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Fatmir Loku, Drejtori i Administratës Komunale Festim Neziraj, shefi i zyrës së Prokurimit Shefket Koxha si dhe Shefja e zyrës së Personelit Hidajete Guri.