Komuna e Lipjanit dhe GIZ nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Komuna e Lipjanit dhe GIZ nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka pritur në zyrën e tij, menaxherin e projektit GIZ- SMS, Kai Hofmann, me të cilin kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes të Komunës së Lipjanit dhe GIZ-it Gjerman.

Komuna e Lipjanit edhe në këtë vit është përfituese e projektit në menaxhimin e mbeturinave që përfshihen edhe fushat tjera siç janë: zgjerimi i shërbimeve të mbledhjes së mbeturinave, riorganizimin e shërbimeve të mbledhjes së mbeturinave në qendër të qytetit të Lipjanit, caktimi i tarifave, hartimi dhe zbatimi i Planit Operativ, si dhe reformat institucionale dhe administrative që përfshijnë modelin e operatorit dhe përforcimin e inspektoratit.
Në këtë rast kryetari Ahmeti ka falënderuar GIZ-in Gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që po i ofron Komunës së Lipjanit në realizimin e projekteve. Ai tha se ky projekt është i rëndësishëm për përmirësimin dhe zgjerimin shërbimeve për grumbullimin e mbeturinave.