Delawie: Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë se vendin e 85-të

Delawie: Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë se vendin e 85-të

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur kënaqësi për përparimin që ka bërë Kosova në luftën kundër korrupsionit, duke thënë se përmirësimet janë vitale për të ardhmen euroatlantike të vendit.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se është i kënaqur që Kosova ka shënuar progres kundër korrupsionit dhe se qytetarët e saj meritojnë më shumë se vendin e 85-të, në listën e vendeve për korrupsion në botë, sipas Transparency International.