Petkoviq: Do ta ndalim zullumin e Vuciqit në Kosovë

Petkoviq: Do ta ndalim zullumin e Vuciqit në Kosovë

Politikani serb nga Kosova Sllavisha Petkoviq në një intervistë për “Tabloid” ka folur rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe ndërhyrjes së presidentit serb Aleksandar Vuciq.

“Që nga ardhja në pushtet e SNS, shumë serb në Veri janë sulmuar. U janë gjuajtur bombat nëpër shtëpi, djegur veturat, është rrahur dekani dhe profesor tjerë. Dhe për fat të keq është dashtë të ndodhë vrasja e Oliver Ivanoviqit që serbet në Kosovë të thonë mjaft, dhe se më nuk do ta durojnë zullumin e SNS-së” thot Petkoviq.
Sipas Petkoviqit në Veri të Kosovës është instalur një sistem kriminal, që si qëllim ka mbajtjen në frikë të serbëve.
Një ditë pas vrasjes së Ivanoviqit, Aleksandar Vuciq merr vendim që Ivanoviq të varroset në varrezat “Aleji” në Beograd. Por a varrosen “ Tradhëtarët” në Aleji. Vuciqi duhet të përgjigjet në pyetjet nëse ai dhe partia e tij qëllimisht kanë gënjyer apo Oliveri përnjëmend ishte tradhëtar, ashtu siq kanë thënë” Petkoviq.
Petkoviq ka folur edhe për njeriun më kontravers në Veri të Mitrovicës, Millan Radojqiqin.
“Shiqoni, Millan Radojqiq udhëheq me Listën Serbe, ndërsa Zoran Milojeviq”Zela” është drejtor i “Telekom Kosova”. Kjo është fotografia e regjmitit të Aleksnadar Vuciqit dhe personelit të tij, të cilët e kanë krhyer në të zezë Veriun e Kosovës. Sa e di unë Policia e Kosovës dhe EULEX-i pas vrasjes së Ivanoviqit do të merren edhe me kriminelët në Veri. Dhe janë në pyetje ditët kur të tillët do të përfundojnë në vendet që i meritojnë, në burg. Përvec nesë Vuciqi, e që mund të pritet, nuk u siguron vendstrehim në Serbinë qendrore” shton Petkoviq.