Vetëvendosje padi për presidentin Thaçi

Vetëvendosje padi për presidentin Thaçi

Lëvizja Vetëvendosje sot ka dorëzuar kallëzim penal për Presidentin Hashim Thaçi për shkak të dyshimit për “tradhtinë ndaj vendit”, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Demarkacionin.

Lëvizja Vetëvendosje sot ka dorëzuar kallëzim penal për Presidentin Hashim Thaçi për shkak të dyshimit për “tradhtinë ndaj vendit”, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Demarkacionin.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosja në një konferencë për media ka bërë të ditur se sot në mëngjes kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës padi ndaj Hashim Thaçi.

“Sot në mëngjes kemi deponuar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal kundër Hahsim Thaçit për shkak të tradhtisë ndaj vendit”, ka thënë Haxhiu në një deklaratë për media.

Sipas saj, me nënshkrimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi Thaçi këtij shteti fqinj i ka dhënë territor të Kosovës.