Abazi i VV-së: Pas padisë çdo deputet që voton pro është i dyshuar

Abazi i VV-së: Pas padisë çdo deputet që voton pro është i dyshuar

Anëtari i lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, ka thënë se pas ngritjes së padisë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi çdo deputet që e voton Demarkacionin është zyrtarisht i dyshuar si kriminel.

“Pas dorëzimit zyrtar në Prokurori të kallëzimit penal që u bë sot ndaj Hashim Thaçit për tradhti ndaj vendit (krim nga më të rëndit) sipas nenit 124 të Kodit Penal të Kosovës, në lidhje me nënshkrimin e deklaratës/marrëveshjes së “Demarkacionit” që i falë Malit të Zi territor të Kosovës, çdo deputet që do ta votojë në Kuvend atë deklaratë/marrëveshje të Thaçit është nga dita e sotme zyrtarisht edhe i dyshuar për bashkëpunim direkt në këtë krim të rëndë – pra këta deputetë janë nga dita e sotme zyrtarisht të dyshuar si kriminelë, dhe si të tillë duhen trajtuar!”, ka shkruar ai.