Kaçaniku dhe "Kadri Zeka", marrëveshje bashkëpunimi

Kaçaniku dhe "Kadri Zeka", marrëveshje bashkëpunimi

Komuna e Kaçanikut dhe Universiteti " Kadri Zeka" nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Rektori i Universitetit "Kadri Zeka" në Gjilan Bajram Kosumi, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi dhe përcaktimi i fushave dhe mënyrave të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve të sipërpërmendura.

Në kuadër të marrëveshjes, do të përkrahen studentët duke u ofruar hapësirë për mbajtje të praktikës nëpër drejtoritë komunale, përkrahja me bursa studentore, zhvillimin e programeve hulumtuese dhe projektet kërkimore dhe shkencore në interes të të dy institucioneve etj.

Kryetari Ilazi tha kjo marrëveshje është vazhdimësi e aktiviteteve dhe hapave që po ndërmerr komuna në kuadër të zhvillimit dhe ngritjes së cilësisë në arsim në Kaçanik.