Kadriu:Traseja nuk ndryshon, politika t’i largojë duar nga rrugët

Kadriu:Traseja nuk ndryshon, politika t’i largojë duar nga rrugët

Përplasjet e fundit mes zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli dhe Ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj lidhur me ndryshimin e trasesë së autostradës Prishtinë-Gjilan, kanë nxitë zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, të dal në një konferencë të jashtëzakonshme dhe t’iu përgjigjet vërejtjeve të Pacollit.

Dje Pacolli me anë të një postimi në Facebook ishte ankuar se është ndryshuar trase e autostradës e cila sipas tij ishte paraparë të kalonte nëpër fshatrat e Gollakut dhe kjo sipas tij ishte bërë sa ishte jashtë vendit,

Por zëvendësministri i Infrastrukturës tha se ministri  Pal Lekaj dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk kanë prek në projekt , por e kanë shty këtë projekt , sepse kanë dashtë që edhe Anamorava të jetë pjesë e Kosovës.

Kadriu: Këto zëra nuk ia duan të mirën Kosovës

“Këto zëra që i kemi këto ditë i kemi zëra dashakeqës të cilat nuk ia duan të mirën Anamoravës , nuk ja duan zhvillimit të Kosovës po duhet të punojmë më shpejt dhe të fillojmë punimet në këtë autostradë. Jemi zotuar, ministri Pal Lekaj, kryeministri Ramush Hradinaj, që politika nga rrugët të cilat do të shtrohen në vitet e ardhshme . Kjo ndoshta dikujt po i pengon po nuk kemi çka i bëjmë. Prandaj e kemi thirre këtë konferencë me i tregu edhe Zotit Pacolli edhe qytetarëve të Kosovës se nuk ka ndryshim të trasesë. Qejfet, dëshirat munden me qenë të tij për me u ndryshua , mirëpo nuk ka kthim prapa në këtë proces . Nuk mundemi ne me u kthy në pikën zero, Anamorava mu sakrifikua për interesa të dikujt”, tha Kadriu.

I pyetur për ndonjë marrëveshje të zëvendëskryeministrit Pacolli me Ministrinë lidhur me këtë projekt, Kadriu tha se nuk ka marrëveshje vetëm nëse ka pasur me ish-ministrin(Lutfi Zharku.

Ndërsa sa i përket largimit të mundhshëm të Pacollit nga koalicioni, Kadriu tha se është problem i tij nëse dëshiron të largohet ose jo.

Kadriu: Çdo punë e jona këtu nuk do të shkoj në  interes askujt

“Me neve nuk e di që ka pasur biseda z. Pacolli ose për marrëveshje. Nëse ka pasur marrëveshje me ish ministrin e kaluar atëherë ai është deputet në Parlamentin e Kosovës . Le të shkoë  le të merr përgjegjësi nga ai pse nuk janë realizuar kërkesat. Problem i tij është a largohet a nuk largohet. Ne jemi këtu në interes të qytetarëve . Çdo punë e jona këtu nuk do të shkojë në  interes askujt pavarësisht veprimeve që i merr Pacolli”, tha Kadriu.

Ai po ashtu duke folur për koston dhe fillimin e punimeve në autostradë duke përsëritur se ndoshta Pacolli ka pasur marrëveshje me ish ministrin po që Ministria nuk është në dijeni.

Ndërsa tha se projekti do të fillojë në mars ndërsa sipas Kadriut ata(Ministria) e shpëton buxhetin për 12 milionë euro.

Kadriu: Ne e zbatojmë projektin nuk merremi me fjalë

“Ne e shpëtojmë buxhetin e Kosovës për 12 milionë euro. Çka neve na duhet, neve jemi duke bërë përgatitjet e fundit që gjatë muajit mars të fillojnë punimet. Kështu që nuk do të merremi me fjalë që qarkullojnë në qytet . Ose ka marrëveshjesme ish ministrin e kaluar se do të shkon në këtë drejtim , ose në atë drejtim  “, tha Kadriu.

Zëvendësministri para gazetarëve e ka prezantuar hartën ku ka treguar se si do të bëhet lidhja e korridoreve duke thënë se lidhja në Zllatar nuk është në interes të qytetarëve.

Kadriu: Çka i vyen autostradës së Gjilanit me u lidh me unazën e jashtme të qytetit të Prishtinës

“Kjo është traseja nga kufiri Dheu i Bardhë , ne jemi këtu në Bresalc , ky segment është tenderuar me ngjyrë të kaltër , lidhet me autostradën ‘Arbën Xhaferi’ R6, këtu lidhet te udhëkryqi te ‘Albi Mall’, këtu del , kjo është traseja ideja e cila ka qenë, sepse kanë qenë dy zgjidhje ideore për me shkuar në Zllatar. Çka i vyen autostradës së Gjilanit me u lidh me unazën e jashtme të qytetit të Prishtinës, kur akoma nuk kemi projekt për unazën e qytetit të Prishtinës . A duhet pritur vallë qytetarët e Gjilanit, të Anamoravës edhe shumë vite të tjera për ta bërë  autostradën “, tha Kadriu.