Së shpejti një libër autobiografik nga Michelle Obama

Së shpejti një libër autobiografik nga Michelle Obama

Ish Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, do të publikojë së shpejti librin e saj të parë autobiografik.

Ish zonja e parë ka vendosur të zbulojë disa detaje për librin e saj duke theksuar se titutulli do të jetë “Becoming” dhe se libri është vendosur të jetë një kujtim që do ti çojë lexuesit në fëmijërinë e saj në pjesën jugore të Çikagos dhe rrugën e përshkuar deri në Shtëpinë e Bardhë.

“Libri “Becoming” ka qenë një përvojë thellësisht personale. Libri më ka lejuar, për herë të parë, hapësirën për të reflektuar ndershmërisht në trajektoren e papritur të jetës sime”, tha ajo në një deklaratë.

“Në këtë libër, flas për rrënjët e mia dhe se si një vajzë e vogël nga ana e Jugut të Çikagos gjeti zërin e saj dhe zhvilloi forcën për ta përdorur atë për të fuqizuar të tjerët. Shpresoj që udhëtimi im të frymëzojë lexuesit për të gjetur guximin për t’u bërë kushdo që dëshirojnë të jenë. Me padurim pres që të ndaj historinë time me lexuesit. ”

Libri do të botohet në 24 gjuhë të dhe pritet të botohet në 13 nëntor.