Anulohen fluturimet në aeroportin e Gjenevës

Anulohen fluturimet në aeroportin e Gjenevës

Për shkak të reshjeve të dëborës, sot aeroporti i Gjenevës ka njoftuar se për momentin janë anuluar të gjitha fluturimet, shkruajnë mediat vendase.

“Për shkak të kushteve meteorologjike, aeroporti i Gjenevës është mbyllur për trafikun ajror deri në një urdhër të ri”, thuhet në njoftimin e aeroportit në rrjetet sociale,përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit, pasagjerët këshillohen që të mos shkojnë në aeroport për momentin dhe të verifikojnë me kompanitë e tyre ajrore oraret e fluturimeve.

Disa centimetra dëborë ka rënë në rajonin e aeroportit të Gjenevës, përfshirë nga erërat e ftohta mëngjesin e sotëm.

Ashtu si disa vende të Evropës, edhe në Zvicër temperaturat kanë rënë ndjeshëm, derisa pritet të ngriten gjatë ditëve në vazhdim.