Ajnshtajni romantik; Letra për italianen, në ankand

Ajnshtajni romantik; Letra për italianen, në ankand

Një shënim i shkruar nga Albert Ajnshtajn për një shkencëtare të re, e cila kishte refuzuar ta takonte atë u shit në një ankand në Jerusalem bashkë me një sërë letrash të tjera të fizikanit të njohur.

“Për studiuesen shkencore, në këmbët e së cilës fjeta dhe u ula për dy ditë të tëra, si një suvenir miqësor”, thuhet në shënimin e shkruar në gjermanisht në vitin 1921, i cili u shit per 6100 dollarë në Jerusalem.

Shtëpia e ankandeve tha se Ajnshtajn, atëherë 42 vjeçar ende pa fituar çmimin Nobel, ia kishte shkruar letrën Elisabetta Piccini, një studente e kimisë sa gjysma e moshës së tij, e cila jetonte një kat poshtë motrës së tij, Maja në Firence.

Gjatë një vizitë në qytet fizikani ishte shumë i interesuar ta takonte atë, e megjithatë Elisabetta ishte shumë e mbyllur dhe e turpshme për të takuar një person të tillë të famshëm. Në ankand u shit një shënim i vitit 1928, ku sipas organizatoreve të ankandit përvijoheshin idetë për fazën e tretë të teorisë së relativitetit. Ai u ble për 103 mijë dollarë.