Poezia si mision i ndjenjës dhe përjetimit shpirtëror

Poezia si mision i ndjenjës dhe përjetimit shpirtëror

Shtëpia botuese Inner Child Press, New Jersey, pas botimit të Pleroma`s dew 2012 Maelstrom: The Four Scrolls of an Illyrian Sage 2014, Bonds 2017 boton edhe Neon Child 2018, librin e fundit me poezi të poetit kosovar Fahredin Shehu.

Vlen të permendet se me librin Bonds, Shehu nga po kjo shtëpi botuese është nominuar për çmimin Pulitzer për vitin 2018.
Poezia e Shehut është përkthyer në dhjetra gjuhë botërore dhe është përfaqësuar në shumë antologji botërore si në SHBA, Kanada, Indi, Poloni, Bangladesh, Britani te Madhe, Slloveni, Kroaci, Serbi, Bullgari, Greqi etj.
Fahredin Shehu ka marrë pjesë në shumë festivale botërore të letërsisë si në Belgjikë, Malta, Izrael, Slloveni, Maqedoni, Turqi etj.

Fahredin Shehu ofron dije jashtëzakonisht të madhe të historisë së kulturës botërore dhe traditave të saj filozofike, mistike dhe fetare, sikur ky libër i tij është një kopje e historikut të poezisë e nënvizuar më sipër, sepse oferta e tij poetike shfaq rëndësinë e një vule të shtrirë në mënyrë shumë delikate– një të tillë përfshinë kontributin e këtij lloji të artit për njerëzimin në përgjithësi.
Shehu në këtë mënyrë shpalos qasjen e tij më të thellë ndaj mjeshtrisë së këtyre mësimeve, duke ndarë me ne, në mënyrë bujare, shumë specifika të atyre mësimeve- edhe njëherë, me shembuj dhe vetëm me shembuj.
Nuk ka shprehje të tipit të ligjeratës prej nga secili autorë është i varur. Puna e tij është e përbërë nga poezia në kulmin e saj të rafinimit, në diçka që duket e thjeshtë por është kërkesë e komplikuar për formën, imazhin, tonin, gjendjen, dhe përmbajtjen.
Fahredin Shehu na çon nëpër tipare plot mjeshtri të poezisë autentike që ai e krijon. Masterplani i historikut të kësaj forme të artit- sikur autori ngulit Brenda perimetrit të simfonisë lirike përgjatë botës, e cila tejkalon ndarjet e kohës dhe hapësirës, duke qenë element thelbësor i ofertës së tij fisnike në poezi.
Unë veç e thash se sa i rafinuar është suksesi i Shehut dhe mishërimit të tij me poezinë në trajtën e saj më të bukur e që është poezia e tij.

Hülya N. Yılmaz, Ph.D. Liberal Arts Professor, Penn State University
Director of Editing Services, Inner Child Press