Sufle kërpudhash

Sufle kërpudhash

Përbërësit:

750 gr kërpudha

6 lugë gjelle gjalpë

6 lugë gjelle miell

2 gota qumësht

1/2 filxhan çaji djathë

6 vezë

kripë

piper i zi

Përgatitja

1.Shtoni 3 lugë gjelle gjalpë në një tigan dhe vendoseni në zjarr të shkrijë. Hidhni në të kërpudhat e prera në feta dhe gatuajini për rreth 5 minuta.

2.Më pas, shtoni edhe gjalpin e mbetur, miellin dhe qumështin. Përziejini herë pas here derisa të përftoni një masë të trashë.

3.Shtoni djathin e grirë, rregullojini me pak kripë dhe piper të zi dhe më pas largojeni tiganin nga zjarri.

4.Rrihni vezët me anë të një mikseri dhe shtojini edhe ato në masën e përgatitur. Përzijini mirë që përbërësit të kombinohen plotësisht me njëri-tjetrin.

5.Shtojeni masën e brumit në një enë për pjekje të lyer më parë me pak yndyrë.

6.Vendoseni në furrë të piqet për rreth 50 minuta në temperaturën 175 gradë Celcius.