Beqir Shala: Jetimi

Beqir Shala: Jetimi

Beqir Shala, (1932-1996), Banjë, Malishevë.

Kreu shkollën fillore, progjimnazin dhe Shkollën Normale në Prizren. Në vitin 1950 u emërua mësues në Astrazub, e pastaj në Çifllak e Banjë.të Malishevës. Shërbeu edhe nëpër treva shqiptare të Maqedonisë. Në vitin 1959 u përjashtua nga puna si organizator i protestës popullore kundër pushtetit të egër sllavokomunist, u arrestua bashkë me mësuesin tjetër Jusuf Telakun (tani doktor i Shkencave të Mjekësisë), dhe u dënua me 6 muaj burg për shkak të shpërndarjes së pamfleteve antijugosllave..I damkosur si i papërshatshëm për edukimin e nxënësve në frymën e patriotizmit socialist, një kohë mbeti pa punë, por ndërkohë diplomoi, dha provimin e mësuesisë, dhe u pranua si mësimdhënës i Gjuhës Frënge në Banjë. Punoi edhe në Rahovec e Ferizaj. Më 1985 u pensionua dhe më më pas për një kohë shërbeu edhe si kryetar i Shoqatës së Pensionistëve në Malishevë. Vdiq më 20.6. 1996 në vendlindjen e tij, me nderime të larta nga bashkëvendas e bashkëkombas.


JETIMI
Njat’ ditë kur shpresa mu nxi
Njat’ ditë kur vdiqën prindrit e mi
Njat’ ditë kur shpinë zia e mbuloj
Më la jetim dhe me shkatërroi

Prej asej dite buza ime ma nuk qeshi
nuk pati gzime ma për mue
 gjithnji natë Ah jetim. Jetim i ngratë.

Vejsha n’shtrat po ku me ra
A me shku n’za me kja
 N’njat vend tek mendoja
Nanë e babë aty si gjeja
Thell’ n’t’errun mu gjegj nji za i mjerë
Oj hanë thirra por kot
Nisa vajin prap n’za e n’lot.

Marimanga mu afronte
Me lot t’mi ajo u lante
Edhe qokthi aty knonte
Qyqen seç kerkonte

Moj hanë boten qi e ndrit
A ke drit a ke shpirt
Hajde zhdryp e flej me mue
N’vend t’nanes ti mashtrom mue
E ti yll qi xixillon Eja ktu e m’pergdhel
Vajit tim gjej bedel
Syt e mi seç janë shue
Eja e me mjeko mue

Ah! Moj morde qofsh mallkue
Gjynah, qare s’t’ka qillue.
Nanë e babë mi more mue
I shueve pa muejt me m’prit Ti katile e pashpirt.

Por kadale e zezshkreta mu largue
Thash me vete du me pshtue
Mërzine qi e pata besue
 Nisa n’gzim me e ndryshue
Prap se prap jetim s’do mbes
Kur e di qi i gjalli vdes.

Poezinë e risolli e mbesa Blerta Shantiri, për nder të Ditës së Mësuesit
Prizren, 7.03.2018