Humbja e peshës mund të dëmtojë eshtrat

Humbja e peshës mund të dëmtojë eshtrat

Një humbje e peshës prej 10% është e mjaftueshme për të shkaktuar një zvogëlim prej 2% në peshën e kockave.

Kujdes, nëse keni ndërmend të humbni peshë!

Humbja e peshës në një kohë shumë të shkurtër mund të dëmtojë në mënyrë serioze kockat. Këtë gjë e shpjegon Profesor Andrea Giustina, një endokrinolog në Universitetin e Brescia.  Dietat shumë të rrepta, për periudha afatshkurtra apo edhe afatgjata mund të rrezikojnë shëndetin e kockave.

Nëse një femër që është 160 cm e gjatë dhe peshon 60 kg, arrin të shkojë në 54 kg, mund të shkaktojë një ndryshim negativ për skeletin e kockave.  E njëjta gjë edhe për një burrë që peshon 90 kg dhe nga dieta arrin të shkojë në 81 kg.  Për ata që mbajnë dietë ka një efekt negativ në prodhimin e estrogjenit (hormoneve seksuale që luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e kockave).

Përveç stilit të jetës dieta duhet të jetë e pasur me kalçium, vitaminë D vitamina B6, B12, K, magnez dhe zink.

Më shumë gra të prekura

Osteopenia është gjendja patologjike e lidhur me densitetin e ulët të kockave. Kjo sëmundje të çon në progresion të osteoporozës. Kjo sëmundje patologjike e kockave shkakton një reduktim në përmbajtjen e kalciumit dhe fosforit.

Femrat vuajnë më shumë nga “Osteopenia” veçanërisht nëse kanë një indeks të lartë të masës trupore ose gjatë menopauzës. Por edhe dhimbjet e stomakut, ndërhyrjet kirugjikale apo edhe obeziteti mund ndikojnë në masën kockore.

Për të humbur peshë në një mënyrë të shëndetshme është gjithmonë e nevojshme të konsultoheni me specialistë të ushqyerjes dhe me mjekun tuaj, për të gjetur një dietë të shëndetshme, të balancuar dhe mbrojtëse për kockat.  Përveç kësaj, humbja e mases kockore, mund edhe të thyejë kockat: më të prekura janë rruazat, kockat e legenit, kockat e krahëve  dhe këmbëve.  Në Itali, tre milionë e gjysmë gra dhe një milion burra janë të prekur nga osteoporoza