Pse është e nevojshme marrja e vitaminës K

Pse është e nevojshme marrja e vitaminës K

Ju keni dëgjuar për përfitimin e vitaminave A, B, C, D dhe E. Por ndoshta më rrallë keni dëgjuar për vitaminën K, por e cila është shumë esenciale për shëndetin.

Në fakt, një studim ka sugjeruar që marrja e vitaminës K2, mund të ju ndihmojë të reduktoni shenjat e plakjes tek grat,  dhe mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular përmes ngurtësisë arteriale.

Por, përfitimet e vitaminës K, nuk përfundojnë këtu. Vitamina K2 mundet gjithashtu të parandalojë të  humbni elasticitetin e lëkurës dhe ju ndihmon të keni një fytyrë më natyrale dhe kundër plakjes.

Ekzistojnë dy forma të ndryshme të vitaminës: Vitamina K1, e cila gjendet kryesisht në perimet me gjethe jeshile, siç janë spinaqit, brokoli, kalë dhe vitamina K2, që gjendet në mish, vezë, qumësht dhe ushqime të fermentuara si femrentimi i fasuleve të sojës dhe disa djathërave të fermentuara dhe jogurtëve.

Roli kryesor i vitaminës K1 është sigurimi i koagulimit adekuat të gjakut, ndërsa roli i vitaminës K2 që lunë në shëndet është shumë më ndryshe. Vitamina K2 siguron që kalciumi të drejtohet në zonat e duhura brenda trupit.

Vitamina K2 aktivizon proteina që ndihmojnë lëvizjen e kalciumit në eshtra, që është esencaile për forcën kockore, densitetin dhe shëndetin e qarkullimit nëpërmjet rregullimit të kalciumit.

Sipas një hulumtimi, vitamina K është prezentë vetëm në një të tretën e njerëzve.

Cilat janë shenjat e mungesës së vitaminës K?
“Brusimi dhe gjakderdhja me lehtësi mund të sinjalizojnë një mangësi në vitaminën K”, tha Hay.

“Shenjat e tjera mund të përfshijnë e dhëmbëve, shëndetin e dobët, eshtrat e dobëta dhe probleme me zemrën, shpjegoi ai.

“Përdorimi i lartë i antibiotikut mund të rezultojë në absorbimin e dobët të vitaminës K2 nga ushqimin, sepse ai komprometon bakteret e stomakut”.

Koha kur më se shumti keni nevojë të merrni vitaminën K2, është puberteti dhe koha e menopauzës.

Ushqimet më të mira të vitaminës K2:

Djathi i fortë

Djathi i butë

Te kuqët e vezës

Gjalpi

Mëlçia e pulës

Sallami

Gjoks pule

Mish viçi