Nëna e Rita Orës uron Ditën e Gruas, promovon veshjet tradicionale

Nëna e Rita Orës uron Ditën e Gruas, promovon veshjet tradicionale

Vera Ora, nëna e këngëtares së famshme kosovare, Rita Ora, ka uruar në mënyrë të veçantë të gjitha gratë për festën e 8 Marsit.

Në një publikim të saj në Instagram, Vera Ora, ka ndarë një fotografi në të cilën figuronte një imazh i saj i vjetër i vendosur në mur, e që në të shihej djali i tyre i veshur në veshje tradicionale kombëtare.

Ndërsa ka promovuar traditën shqiptare me anë të veshjes në të cilën ajo e ka lidhur me ndjenjën e të qenit grua e cila tentonte të mbijetonte për familjen pasi shihej e shoqëruar me të tre fëmijët e saj, Vera, ajo ka uruar të gjitha gratë përmes llogarisë zyrtare të saj.

”Gëzuar Ditën e Grave për të gjitha zonjat 

Gjëra të mahnitshme metalike prej telit (ari dhe argjendi) janë bërë nga gratë me probleme sociale dhe ekonomike ato janë të punuara me dorë duke përdorur një metodë tradicionale!

#kosovo #tradition #Womansday #respect #support”