Studim: Qelizat e memories nuk zhvillohen pas moshës 13 vjeçare

Studim: Qelizat e memories nuk zhvillohen pas moshës 13 vjeçare

Neuronet e reja ndalojnë rritjen në një regjion të trurit të njohur si “qendra e memories”, qysh në moshën 13 vjeçare.

Shkencëtarët kanë analizuar mostra të indeve të trurit dhe nuk kanë gjetur prova te rritjes së qelizave të reja nervore në pjesën vitale të memories në hipotalamus, pas moshës 13 vjeçare.

Ky studim bie në kundërshtim me gjetjet paraprake të cilët kanë treguar se neuronet në hipotalamus rigjenerojnë veten në adoleshencë.

Dr Arturo Alvarez-Buylia, udhëheqësi i studimit ka thënë se “zhvillimi dhe rritja e indeve nervore në pjesën e memories në hipotalamus nuk vazhdon,  apo është shumë e rrallë, tek njerëzit e moshës madhore”.

Gjetjet e reja të studimit të realizuar nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisco, duket të jenë të veçanta në kompleksitetin e madh të trurit.