”Barbie” sjell 17 kukulla grave ikona dedikuar 8 Mars-it

”Barbie” sjell 17 kukulla grave ikona dedikuar 8 Mars-it

Kompania amerikane e njohur e lodrave, Barbie, ka krijuar 17 kukulla të reja me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Kompania amerikane e njohur e lodrave, Barbie, ka krijuar 17 kukulla të reja me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në këtë seri kukullash përfshihen modele grash të kohëve moderne, përfshirë fituesen e medaljes së artë në rrëshqitjen me tabelë në dëborë Chloe Kim, ”Gruan e mrekullueshme”,  prodhuesen e filmave Patty Jenkins dhe kampionen e boksit  Nicola Adams.

Sipas BBC, barbit që bënë histori në linjën “Gratë që Frymëzuan” u modeluan edhe me fytyrën e artistes Frida Khalo, matematicienen e NASA-s  Katherine Johnson dhe piloten e famshme Amelia Earhart.

“Si një markë që frymëzon potencialin e pakufi të vajzave, Barbie do të nderojë linjën e saj të gjerë me gra nga jeta reale, në vazhdën e festës së 8 Marsit, sepse ne e dimë që ju nuk mund të jeni ajo që nuk mund të shihni” ka thënë Lisa McKnight, menaxherja e përgjithshme e kompanisë Barbie.

Ajo ka theksuar se vajzat gjithnjë kanë qenë të afta të luajnë role të ndryshme në jetë dhe karrierë me kukullën Barbie prandaj sipas saj janë intriguar për të ndezur një dritë në gratë e jetës reale për t’i kujtuar atyre se mund të jenë gjithçka dëshirojnë të jenë.

Ende nuk ka informacion se kur këto kukulla do lansohen në treg, por tre kukullat barbie nga fushata “Gratë Frymëzuese”, në internet kushtojnë 29.99 dollarë.