Vezë të ziera të shoqëruara me kos

Vezë të ziera të shoqëruara me kos

Përbërësit:

350 gr kos

6 vezë

3 thelpinj hudhër

1 lt ujë

1 lugë gjelle uthull

1 lugë çaji kripë

2 lugë gjelle gjalpë

1 lugë çaji spec i kuq(paprika)

Përgatitja

1.Në një tas të vogël kombinoni hudhrat, kosin dhe pak kripë. Përziejini mirë.

2.Në një enë të madhe kombinoni ujin, uthullën dhe 1 lugë çaji kripë. Vendoseni në zjarr të vlojë. Shtoni më pas në të vezët dhe ziejini mirë.

3.Shkrini gjalpin në një tigan të vogël. Skuqni specin për 1 minutë. Qëroni vezët dhe vendosini në një pjatë për servirje.

4.Hidheni përzierjen me kos mbi vezë. Shtoni mbi të edhe specin e skuqur me gjalpë.