Nëna, jo gjithnjë u duhet plotësuar fëmijëve dëshirat!

Nëna, jo gjithnjë u duhet plotësuar fëmijëve dëshirat!

Të edukosh një fëmijë është një gjë e komplikuar dhe gjithsesi që kërkon durim por dhe bashkëpunim.

Duke qenë se tendenca që fëmijët të jenë gjithnjë të lumtur mund të rezultojë me disa gabime që bëhen nga ana e prindërve, më poshtë mund të gjeni disa rekomandime të cilat ju bëjnë më të lehtë kujdesin tuaj që të keni fëmijë të suksesshëm.

Këto janë gjashtë gjërat që një nënë nuk duhet të bëjë për fëmijën e saj:

Ta ndihmoni shumë

Kur një prind nuk e lejon fëmijën të bëjë gjërat vetë, ai nuk e ndihmon fëmijën të rritet. Duke e veshur, duke i bërë detyrat, duke zgjidhur çdo problem, ju pengoni zhvillimin e autonomisë së tij.

Ta ndëshkoni për çdo gabim

Sipas disa studimeve, ndëshkimi i fëmijëve nuk është asgjë tjetër, veçse lojë pushteti, ku prindi tregon se është më i fuqishëm. Ndëshkimi mund të shkaktojë frikë, pakënaqësi madje armiqësi mes jush.

Të zgjidhni ju për të

Duke filluar nga veshja, aktivitetet jashtëshkollore madje edhe miqtë. Të vendosësh se çfarë është e mirë dhe çfarë jo për fëmijën e bën atë të ndihet i paaftë të shprehë veten. Lëreni të zbulojë vetë interesat pa iu imponuar.

Të flisni në emër të fëmijës

Nëse ndërhyni në bisedat e fëmijës dhe përgjigjeni ju për të, do ta vini fëmijën në siklet. Kjo e bën atë të frikësuar.

Të bëni krahasime

Asnjëherë mos i krahasoni fëmijët me motrat, vëllezërit, shokët ose shoqet. Përkundrazi, nxiteni fëmijën të zhvillojë talentet dhe dëshirat e tij, pavarësisht se mund të jenë të ndryshme nga kushdo tjetër.

T’i thoni gjithmonë po

Nëse e mbështesni fëmijën për gjithçka, sepse i druheni reagimit të tij, ju nuk po e edukoni siç duhet fëmijën. Që fëmija të rritet e të bëhet i përgjegjshëm, është e nevojshme që ta kufizoni për gjërat që nuk mund të bëjë, shkruan Kidstime