Dua Lipa shkëlqen në koncertin e Melburnit

Dua Lipa shkëlqen në koncertin e Melburnit

Dua Lipa është prezantuar me një koncert në Melburn të Australisë,

Ajo është duke zhvilluar një tur të koncerteve në shumë vende të botës, ku më 7 mars është ngjitur në skenën e sallës gjigante të Melburn, ku shihet të ketë qenë e mbushur me fansa të Dua Lipës.

Dua Lipa në këtë koncert ka kënduar këngët hit të saj, duke përfshirë “Hotter Than Hell’ ‘Be The One’ ‘Blow Your Mind ‘IDGAF’.

Për më shumë mund ta shikoni atmosferën e krijuar nga Dua Lipa, ku KultPlus sjellë një video nga ky koncert.

Dua Lipa po konsiderohet një yll shpërthyes, e cila po shënon suksese në të gjitha anët e botës, poashtu ajo ka njoftuar që do të ketë një paraqitje edhe në Festivalin e Prishtinës, ku do të këndojë Dua Lipa bashkë me artistë të tjerë.