Aksidenton për vdekje 4-vjeçarin, vetëdorëzohet shoferi

Aksidenton për vdekje 4-vjeçarin, vetëdorëzohet shoferi

Një 4-vjeçar humbi jetën pasditen e sotme në një aksident automobilistik në Durrës. Ngjarja ndodhi në një nga rrugët dytësore në sektorin “Iliria” të plazhit.

Policia vendore bëri të ditur se aksidenti u shkaktua nga një mjet tip Opel me targa zviceriane që teksa lëvizte ka goditur një fëmijë të mitur, të moshës 4 vjeç.

Goditja ka rezultuar fatale për fëmijën që nuk mundi të mbijetojë, ndërsa drejtuesi i mjetit Klaudio Deçka, 26 vjeç nga Durrësi, ka braktisur fillimisht makinën duke u larguar nga vendi i ngjarjes, po më pas është dorëzuar në polici./TCH