Një trup i pajetë në liqenin e Ohrit

Një trup i pajetë në liqenin e Ohrit

Një trup i pajetë është parë në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit, në afërsi të vendit të quajtur “Oktapodi”.

Sipas banorëve të zonës që kanë njoftuar edhe policinë, rrjedha e lumit e ka nxjerrë në liqen trupin e pajetë, që dyshohet të jetë mbytur në këtë lum.

Raportohet se po pritet ardhja e polumbarëve, për të vijuar kërkimet me qëllim gjetjen e trupit në liqen./TCH