Doruntina Sylejmani, pas suksesit në Olimpiadë, studente në Princeton

Doruntina Sylejmani, pas suksesit në Olimpiadë, studente në Princeton

Doruntina Sylejmani pas suksesit që ka pasur në Olimpiadën Ndërkombëtare për Matematikë, ka arritur edhe një tjetër sukses, ajo tani është studente në Universitetin Princeton.

Doruntina Sylejmani është kampione dhe medaliste olimpike për Matematikë në Olimpiadën Ndërkombëtare për Matematikë, transmeton lajmi.net.

Ajo përveç kësaj, ka arritur dhe një sukses tjetër duke u pranuar në Universitetin Princeton, që është instituti i katërt më i vjetër arsimor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Lajmi.net

Ambasada e Kosovës në Amerikë e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet një postimi në Twitter ku thuhet: “Njihuni me Doruntina Sylejmanin, medaljen e parë të Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës. Doruntina është në Matematikë, ajo që Majlinda është në xhudo, një kampione bote dhe medaliste. Sot ajo është studente në Princeton, me bursë.

 

View image on Twitter

View image on Twitter