Trump nënshkruan taksat e çelikut dhe bakrit, rrezikon luftë tregtare

Trump nënshkruan taksat e çelikut dhe bakrit, rrezikon luftë tregtare

Presidenti amerikan, Donald Trump vendosi sot taksa mbi importin e çelikut dhe aluminit në SHBA, duke shpërfillur paralajmërimet e përsëritura nga një numër i madh i aleatëve të tij, me në krye Bashkimin Evropian, mbi rreziqet e një lufte tregtare me pasoja të paparashikueshme.

Pas shumë ditësh intensive, presidenti amerikan nënshkroi, në Shtëpinë e Bardhë, 13 muaj pas ardhjes në pushtet.

Këto taksa, që do të jenë 25% për importin e çelikut dhe 10% për atë të aluminit dhe do të hyjnë në fuqi për 15 ditë.

Kanadaja, partneri kryesor tregtar dhe furnitori i parë i çelikut për SHBA-të, për momentin do të përjashtohet bashkë me Meksikën.

Sipas përgjegjësve të ekzekutivit amerikan, të gjitha vendet që preken nga këto taksa mund të zhvillojnë bisedime me SHBA-të për të negociuar një përjashtim të mundshëm.    

Ky vendim vjen të njëjtën ditë kur 11 vendet e Paqësorit rikthyen në Kili, marrëveshjen e Tregtisë së Lirë Transpaqësore (TPP).