Olimpia Milano befason Khimkin

Olimpia Milano befason Khimkin

U luajtën 4 ndeshjen e para të raundin te 25-të të sezonit të rregullt në Euroligën e Basketbollin, ku spikat fitorja e Olimpias së Milanos 77 – 86 në parketin e Khimkit.

Edhe pse skuadra italianë praktikisht e ka të pamundur për t’u renditur në zonën play off, zhvilloi një ndeshje të madhe falë formës së jashtëzakonshme të Goodelock, që ishte më i miri me 26 pikë.

Maccabi i Tel Avivit mori një fitore shumë të rëndësishme 81 – 94 në fushën e Anadolu Efes, që mbyll klasifikimin e përgjithshëm. Skuadra izraelite ruan vendin e tetë, që i kërcënohet nga Baskonia, e cila fitoi 71 – 81 në parketin e Valencias.

E vetmja skuadër vendase që pati sukses ishte Reali i Madridit, që iu imponua 92 – 75 Panathinaikosit, për të mos rrezikuar zonën play off.