Barazon Lazio i Strakosha

Barazon Lazio i Strakosha

Lazio ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj Dynamo Kyiv, në takimin e zhvilluar sonte në Ligen e Evropës.

Lazio i Strakoshës nuk pati fat në sekondën e fundit të takimit, pasi shtylla ua mohoi golin e tretë.

Kurs enë takimet tjera që janë zhvilluar nga ora 21:05, Marseille ka shënuar fitore bindëse ndaj Athletic Bilbao, duke e mposhtur me rezultat 3-1.

RasenBallsport Leipzig e ka mposhtur Zenit St. Petersburg, me rezultat 2-1, ndërsa Sporting CP ka fituar ndaj Viktoria Plzen me 2-0.