Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do të flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Cecile Fistberg, këshilltare për bashkëpunim kulturor nga Ambasada e Francës në Kosovë. Ajo do të flas për "Javët e Frankofoni në Kosovë".

Kurse Fehmi Mehmeti ushtrues i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, do të flas për "Javën ndërkombëtare të parasë".

Kurse në lidhje direkte do të flas Sokol Haliti kryetar i komunës së Vitisë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.