Libri për Thaçin promovohet në kryeqendrat evropiane

Libri për Thaçin promovohet në kryeqendrat evropiane

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të jetë pjesë e promovimit të librit për të në disa prej kryeqendrave evropiane.

Në këtë javë libri do të promovohet në Britani të Madhe dhe Francë.
Kjo për RTK-në është konfirmuar nga vetë presidenca.
Zyra e Presidentit ka konfirmuar pjesëmarrjen e presidentit Thaçi në këto promovime, duke shtuar se kreu i shtetit gjatë qëndrimit të shkurtër në kryeqytetin britanik do të ketë takime me zyrtarë të Britanisë së Madhe, për të shtyrë agjenden e thellimit të marrdhënieve bilaterale me këtë shtet.
Gjithashtu, gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, është planifikuar edhe mbajtja e një forumi të përbashkët ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Francës.
Libri “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” përmbledh rrugëtimin e Hashim Thacit që nga koha kur ishte student, pastaj në ilegalitet, kohën kur ishte pjesë e UÇK-së dhe drejtor i drejtorisë politike e deri tek shpallja e pavarësisë në vitin 2008.
Pjesë e promovimit, përvec autorëve të librit dhe presidentit Thaçi, pritet të jenë edhe shumë personalitete botërore.