Koncert pianistik në Prishtinë

Koncert pianistik në Prishtinë

Nesër (e martë) nga ora 18:00 në Sallën e Filharmonisë së Kosovës, katër pianistë të rinj të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, do të japin Koncert Pianistik, nën drejtimin e profesoreshës Aida Gjikolli.

Nxënëset Klesta Fetoshi, Alisa Qirezi, Art Beka dhe Elisa Gashi do të paraqiten me vepra të kompozitorëve të ndryshëm nga vendi dhe të huaj si: “Arabeska”, “Progress”, “La Candeur”, “Innocence” dhe “Swallow” nga Fr. Burgmuller, “Bure” dhe “Prelud i vogël” nga J. S. Bach, “Pranvera” nga A. Vivaldi, “Sonatë” nga L.V. Beethoven, pastaj “Vallja e Rugovës”, “Shkodrane”, “Shota” dhe “Sharki” nga M. Mengjiqi, “Loja e bariut” nga M. Kaçinari, etj.

Në koncert do të marrin pjesë me këngë të zgjedhura edhe Grupi i Vajzave të profesoreshës Elife Jashari.