Dhoma e hotelit me përmasa aq të vogla, sa që krevati prekë tri mure

Dhoma e hotelit me përmasa aq të vogla, sa që krevati prekë tri mure

Hotelet ofrojnë dhoma të madhësive dhe formave të ndryshme, varësisht sa jeni të gatshëm për të paguar.

Por, një turist kursimtar, që rezervoi dhomën e një hoteli në Hong Kong, mbeti i befasuar kur kuptoi se nuk mund të shtrihet si duhet në shtrat, transmeton Telegrafi.

Xavier-Justin Nagy nga Montreali i Kanadasë, ka paguar 30 dollarë gjatë nëntorit të vitit të kaluar, për të qëndruar në një hotel në qendër të qytetit dhe ka treguar eksperiencën e tij.

Në dhomën ku qëndroi, krevati i prekte tri muret dhe nuk i jepte mundësi të shtrihej si duhet, pastrimi mund të bëhej në ‘të gjitha në një tualet dhe dush’ – që do ishin makth për ata që i kanë fobi hapësirat e mbyllura.

Pas minutës së katërt, në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni brendësinë e dhomës, jashtë të cilës është një furrë me mikrovalë, që përshkruhet sikur të jetë kuzhinë.