Kur poetit i pamundësohet pjesëmarrja në manifestimin e poezisë

Kur poetit i pamundësohet pjesëmarrja në manifestimin e poezisë

Nuk është hera e parë që poeti kosovar Fahredin Shehu në pamundësi që të sigurojë një vizë për të udhëtuar privohet nga manifestime të ndryshme letrare dhe shkencore.

Së fundmi Shehu ka marr ftesë nga Unioni i Poetëve Botëror me Seli në Paris dhe në bashkëpunim me UNESCO, për të marrë pjesë në ditën botërore të poezisë që mbahet nga 20 deri 22 mars.

Për shkak të mungesës se një vize për të udhëtuar në Francë, atij i pamundësohet pjesëmarrja në një manifestim të nivelit botëror me program dhe agjendë shumë të begatshme, këtë e ka bërë të ditur vet poeti Shehu, përmes një njoftimi për media.

Vlen të ceket se Shehu është njëri nga autorët më të përkthyer dhe është nominuar për çmimin Pulitzer për vitin 2018 nga Shtëpia botuese Inner Child Press, New Jersey.