“Shihemi në Prizren”, qëllim prezantimi i qytetit para të huajve

“Shihemi në Prizren”, qëllim prezantimi i qytetit para të huajve

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Bled Maliqi, foli për iniciativën “Shihemi në Prizren”.

Maliqi fillimisht tregoi se, vitin e kaluar ishte në aktivitetin, “Shkolla e Diasporës në Kosovë”, që mblodhi të rinj nga Kosova, Regjioni dhe Diaspora dhe kjo e shtyri që ai këtë vit të prezantohet me projektin, “Shihemi në Prizren”.

Qëllimi i kësaj iniciative, sipas tij, është tu ofrojë nxënësve të shkruajnë për qytetin e Prizrenit, por në gjuhën angleze, me qëllim që ato të publikohen në mediet e huaja, por edhe që të rinjtë të njoftohen dh të ofrohen në mes veti.

Ideja është që të shkruhet për qytetin e Prizrenit, si një qytet i bukur, si shihet nga jashtë, të shkruhet për qytetarët e Prizrenit.

Maliqi tha se ishte shumë i kënaqur për pjesëmarrjen e nxënësve në iniciativën, “Shihemi në Prizren”, përkundër asaj se ishte vikend.

Ai njëherit falënderoi OJQ Germin, e cila financoi projektin, pa ta cilën vështirë se do të mbahej ky aktivitet.