Dorëzohen pajisje për kujdesin shëndetësor për Komunën e Lipjanit

Dorëzohen pajisje për kujdesin shëndetësor për Komunën e Lipjanit

Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan mbahet ceremonia e dorëzimit të setit të fundit të pajisjeve bazike për Kujdesin Parësor Shëndetësor për Komunën e Lipjanit , të ofruar nga projekti “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, zyrtarë të tjerë shëndetësor si dhe autoritetet lokale të Komunës së Lipjanit.