“Jasharët,simbol unikat i vetëflijimit”,tregon sakrificën për Kosovën

“Jasharët,simbol unikat i vetëflijimit”,tregon sakrificën për Kosovën

Dje në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë është promovuar monografia e autorit Jusuf Bytyqi, me titull “Jasharët, simbol unikat i vetëflijimit”.

Autori i monografisë Jusuf Bytyqi, tha se ky libër është njëri nga projektet e tij në "rrugëtimin"" për të pasqyruar në botim librin e tij si gazetar.

Ai tha se ky është një libër modest, por ka vlera të mëdha dhe tashmë do të jetë edhe për lexuesit kureshtarë të interesuar për të mësuar më shumë për sakrificën deri në vetëflijim të familjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

“Si gazetar që kam qenë për shumë vite më ka shtyrë të shkruaj këtë monografi”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij këtë libër e ka botuar në përvjetorin e rënies së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Librin e botoi "Lena Graphic" nga Prishtina.

Autor: RTKlive