Prishtinë: Konfiskohen armë dhe municion, arrestohen dy persona

Prishtinë: Konfiskohen armë dhe municion, arrestohen dy persona

Mëngjesin e sotëm, me urdhër të Gjykatës Themelore, Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në fshatin Koliq të Prishtinës. Aty janë gjetur dhe konfiskuar armë e municion.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, A. B, 37 vjeç dhe M. B,  35 vjeç, njofton policia.

Në atë lokacion zyrtarët policorë  kanë gjet dhe sekuestruar:

Dy armë Automatike AK 47.

Dy pushkë Gjuetie.

Një armë e gjatë Karabinë me Dylbi 8x57.

Një Pistoletë e tipit TT.

425 Fishek të armës së gjatë AK 47.

68 Fishek të armës së gjuetisë.

14 Fishek të armës së shkurtë TT.

një Karikator i armës së shkurtë TT.

7 Fishek të armës Karabinë.

Dy Dylbi për vendosjen në armë të gjatë.

Tre karikatorë të armës së gjatë AK47.

Dy rrash për mbajtjen e Municionit.

Një thikë.

57 Krehër për municion

7 mjete për pastrimin e armëve etj.

“Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë, ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve”, thuhet në njoftimin e policisë.