Speca të skuqur me uthull balsamike

Speca të skuqur me uthull balsamike

Përbërësit:

6 spec (të mëdhenj, të ëmbël)

1/3 filxhan çaji vaj ulliri(esktra të virgjër)

2 thelpinj hudhër (të qëruar dhe të grirë)

1/3 filxhan çaji uthull balsamike

kripë

piper

1/3 filxhan çaji majdanoz (i freskët, i copëtuar)

Përgatitja

1.Lajmë dhe thajmë specat, pastaj iu heqim farat, pjesën e bishtit dhe cipën.

2.Presim specat në shirita 2.5 cm. Nxehim vajin në tigan të madh me fund të rëndë dhe shtojmë specat, duke i trazuar mirë derisa të mbulohen në vaj.

3.I gatuajmë specat në temperaturë mbi mesataren derisa të fillojnë të zbuten dhe të marrin ngjyrë kafe, duke i trazuar shpesh për rreth 10 minuta.

4.Shtojmë hudhrën dhe i gatuajmë edhe për një minutë ose dy.

5.Shtojmë uthullën balsamike, i sezonojmë me kripë dhe piper dhe i përziejmë mirë.

6.I gatuajmë edhe për 3 deri në 4 minuta derisa specat të kenë përthithur të gjithë uthullën.

7.I hedhim dhe majdanoz të freskët të copëtuar dhe i vendosim në pjatancë për t’i shërbyer.