Ed Sheeran karakterizohet nga thjeshtësia, ja se si zbrit nga avioni

Ed Sheeran karakterizohet nga thjeshtësia, ja se si zbrit nga avioni

Këngëtari më në zë kohët e fundit njihet për thjeshtësinë e tij. Kështu është dukur edhe teksa po zbriste nga avioni në Sidnej, ku edhe pritet të mbajë një koncert.

Ai iu ka buzëqeshur stafit në aeroport dhe i veshur shumë thjesht ka ecur përpara. Muajin e kaluar, ai shkoi së bashku me disa fansa të tij në një piceri, duke iu dhënë kështu adhuruesve emocione të paharrueshme.

Por ditët e fundit, mijëra fansa të tjerë janë zemëruar, pasi janë mashtruar nga disa persona që iu kanë shitur bileta false ose shumë të shtrenjta për në koncertet e Ed Sheeran. Sipas të përditshmes Daily Mail”, 1 milionë bileta janë shitur për koncertet e këngëtarit anglez, por 10 përqind e tyre janë shitur përmes skemave mashtruese. J.K